Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe AZHR Lindje ftojnë të rinjtë dhe bizneset nga komuna e Gjilanit që të marrin pjesë në Sesionin Informues lidhur me Skemën e Granteve të MZHR-se “Programi i Zhvillimit Rajonal te Balansuar” PZHRB 2022 Start-up dhe Biznese Ekzistuese LOT 1 dhe LOT 2 për vitin 2022.
Trajnimi do të mbahet më datë 28.03.2022 (e hënë) nga ora 10:00, në sallen e Kuvendit të Komunës së Gjilanit.
Sektorët që nuk kanë të drejtë aplikimi janë: tregtia, ndërtimtaria, bujqësia dhe shëndetësia.
Ju mirëpresim!
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Agjencioni për Zhvillim Rajonal Lindje