Deputetja e LDK-së nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi, ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti, për siç ka thënë po ia vështirëson jetën qytetarëve të vendit, dhe po i detyron të largohen nga vendi.
Ajo në fjalimin e saj para ligjvënësve tha se gjysma e qytetarëve po largohen nga vendi për një jetë më të mirë.
“Ky nuk është shqetësim vetëm i imi, por edhe i nënave e baballarëve”, tha ajo, ndërsa shtoi se Kurti që nga koha kur e ka marrë pushtetin po e zhyt vendin në varfëri.
“Kur po debatojmë qindra qytetarë qe op presin para ambasadave për të ikur nga vendi, sepse kjo qeveri mbolli shpresë të rrejshme. Me këtë trend të largimit, Kosova rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore. Qytetarët janë zhgënjyer me këtë qeverisje se po ua vështirëson jeten. Për ikjen e qytetarëve shpejt do ta merrni ndëshkimin nga populli”, tha ajo, shkruan Reporteri.net.
Deputetja Krasniqi foli edhe për rritjen e çmimeve, ku tha se janë bërë të papërballueshme për qytetarët