Banka Kombëtare Tregtare është bërë cak i hajnave mëngjesin e së premtes. Rreth orës 08:40, rre persona të dyshuar hynë në filialin e bankës në lagjen Dardania në Prishtinë dhe nën kërcënimin e armëve kryen grabitjen.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë . Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar “, tha Ahmeti për Sinjali.
“Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, shtoi ajo.