Në valën e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, kjo rritje është vërejtur edhe në speca.
Edhe pse nuk janë me mish, kilogrami i specave djegës po shitet me çmim deri në 7,99 euro në marketet e Kosovës, shkruan Jepi zë.
Ndryshe, ngritje çmimesh ka pasur vazhdimisht në muajt e fundit në Kosovë në disa produktet si: miell, vaj, patate e shumë të tjera.
Qytetarët janë ankuar për këto çmime pasi pagat nuk janë rritur dhe nuk po arrijnë t’i përballojnë.