Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot ishte i pranishëm në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit shkruan Radio Star.
Kryetari Hyseni, ka denuar sulmin ndaj portjerit të Ballkanit, Stivi Frashërit dhe i ka uroj shërim të shpejtë.
Shkrimi i plotë:
Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull. Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.
Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë.
Skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport.