Ngrohtë e kryesisht me diell të shtunën. Ftohtë me shi e borë ditën e diel. Javën e ardhshme kthjellime dhe rritje e temperaturave.
Sipas Prishtina Weather moti më stabil e i ngrohtë që po mbanë ditën e sotme, parashihet edhe ditën e shtunë, megjithëse do të ketë kalime të vranësirave shtresore të larta, por pa mundësi për të reshura. Ditën e diel depërtimi i një fronti të ftohtë, sjell të reshura shiu, me rënie të temperaturës edhe me përzierje të borës, derisa në vise kodrinor-malore priten reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, e vranësirat shpërndahen.
Java e ardhshme fillon me mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell, ndërsa orëve të mëngjesit edhe më ftohtë ditën e hënë dhe të martë.
Qarkullimi më i mirë ajror, mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e cilësia e ajrit do të jetë në indeks me vlera të pranueshme dhe të mira.
9.04 – Ngrohtë e me erë, vranësira shtresore të larta, por me intervale më të gjata me diell.
10.04 – Ftohtë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes reshje shiu, vende-vende të përziera edhe me borë. Në vise malore borë. Ditën riga lokale shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë e vranësirat shpërndahen.
11.04 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale.
12.04 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.
13.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
Temperaturat në rënie ditën e diel. Deri në 7C zbresin maksimalet e minimalet edhe deri në 0C ditën e hënë dhe martë. Më pas temperaturat shënojnë rritje deri në 5C, minimalet, e maksimalet rriten deri në 20C ditën e mërkurë.
Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 8-16m/s ditën e shtunë, e nga e diela ndryshojnë drejtimin në veriore e veriperëndimore.
Shtypja atmosferike pas rënies që pëson ditën e shtunë, nga e diela gradualisht në rritje.