Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) më 19 prill do të mbajë marsh me moton “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË”.
KNK synon që ta fuqizojë zërin e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë, duke e paraqitur, siç thonë “realitetin shqetësues”.
“Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezente me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyer të marrim një hap të tillë”, thuhet në njoftim.
Në marsh, Këshilli i Nxënësve i fton edhe prindërit, organizatat dhe çdo individ.
“Heshtja nuk është zgjidhje! T’i kthehet vëmendja ARSIMIT!”, thuhet në njoftim.