Klubi i futbollit, Shkupi, ka siguruar titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut, pas fitores 2:0 ndaj Renovas në xhiron e 29-të.
Me triumfin këtë sezon, titulli kthehet te klubi shqiptar i kryeqytetit pas 21 vjetësh. Është titulli i katërt në histori të Shkupit.
Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe katër ndeshje.
Aktualisht Shkupi ka 13 pikë më shumë se ndjekësit.
Gara në Maqedoni ka mbetur vetëm për pozitat që çojnë në Evropë dhe ato të play-offit.
Në të njëjtën xhiro, kampioni i deritashëm, Shkëndija mposhti Makedonijën 3:1 për të ngelur në top-tri pozitat e para.