Skuadra e SC Gjilani ka nisur të mendojë për sezonin e ri, duke lëvizur herët në merkaton verore, ende pa përfunduar edicioni 2025/26.
Radio Star mëson ekskluzivisht nga burimet e saj brenda klubit se Gjilani tashmë ka siguruar shërbimet e Bleart Tolaj dhe Marijan Coric.
Tolaj aktualisht është pjesë e FC Ballkani, ndërsa Coric aktivizohet te KF Llapi, me të dy futbollistët që do t’i përfundojnë angazhimet me klubet e tyre deri në fund të këtij sezoni.
Pas përfundimit të kampionatit, Gjilani pritet t’i zyrtarizojë afrimet e reja dhe të nisë përgatitjet për edicionin e ardhshëm me përforcime të rëndësishme në skuadër. /radiostar/

