“Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan”.
Kështu shkruan analisti i njohur Berat Buzhala në Facebook duke iu referuar deklaratës së zëvendëskryeministrit të Austrisë që ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës.
Buzhala shkruan në Facebook se mes 3 liderave ka një marrëveshje e cila nuk do të ndryshojë vetëm kufijtë e Kosovës por edhe të vendeve të tjera ballkanike.
Postimi i Buzhalës në Facebook:
Presidenti Thaci, Kryeministri Rama dhe Kryetari i BDI’se Ali Ahmeti, kane biseduar ne Tirane per ndarjen e Kosoves, per vizatimin e kufijve ne Ballkan, e per idiotesi te tilla te ngjashme.
Nje gje e tille, nje skenar i tille, nuk do te ndryshoje kufijte a as nje shteti, pervec kufijve te Kosoves.
Me u koordinu me Edi Ramen per kufijte e Ballkanit, eshte sikur me u koordinu me mu per kufijte e Arqipelagut.
Kurse, dihet boterisht, Hasha eshte ne kerkim te fatkeqesive kolektive, vetem dhe vetem me e zhvendose vemendjen nga nje e tija qe po i qendron mbi koke. Per Ali Ahmetin a ia vlene me diskutu seriozisht?
Si rrjedhoj do te kemi reagime te ketilla, sikur ky i zevendeskryeministrit te Austrise./al.com/