Zijavere Idrizi punëtore me përvojë 40 vjeçare si zyrtare në Shërbimin e Studentëve është pensionuar.
Për këtë gjatë ditës së sotme, u organizua një koktej rasti në të cilën mori pjesë familjarë të saj dhe punëtorët administrativ.
Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu ka çmuar lartë punën e zonjës Zijavere, ku edhe ka falënderuar atë për kontributin e saj gjatë këtyre viteve, duke i uruar shëndet të mirë e pension të rehatshëm pranë̈ familjes.