Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ku në fokus të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Gjilanit dhe Hungarisë.
Përmes një postimi publik, Hyseni bëri të ditur se gjatë takimit u trajtuan mundësitë për bashkëpunim në fusha të rëndësishme si ekonomia, arsimi dhe projektet zhvillimore, duke e cilësuar vizitën si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dypalëshe.
“Kënaqësi të mirëprisnim sot në Gjilan Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. László István Dux.🇭🇺 Gjatë takimit diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes komunës tonë dhe shtetit hungarez, me fokus në fushat e ekonomisë, arsimit dhe projekteve zhvillimore. Mirënjohës për vizitën dhe gatishmërinë për të punuar bashkë në projekte konkrete për qytetarët e Gjilanit!”, ka shkruar Hyseni.

