Xhiroja e fundit e sezonit pranveror në Superligën e Kosovës në pingpong në kategorinë e femrave ishte përcaktuese për shpalljen e kampionit.
Derbi në mes dy ekipeve që deri në këtë fazë nuk kishin shijuar humbjen, Kpp Drita (Gjilan) dhe Kpp Ahmet Hoxha (Ferizaj), i takoi vashave nga Gjilani, me rezultat 4 : 2.
Lenë Osmani, njëra ndër lojtaret më të reja në klub, ndihet e lumtur me suksesin e arritur me ekipin e saj.
“Ky është viti i parë për mua në klubin Drita dhe ndihem e lumtur me pritjen që më është bërë nga kryesia, trajneri e në veçanti nga bashkëlojtaret e ekipit: Linda, Alma, Hanifja dhe Egzona”, shprehet ajo.
Lena një nder aspiratat kryesore me klubin Drita ka pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ku do ta përfaqësonin Kosovën dhe njëkohësisht qytetin e Gjilanit, por thotë se kjo kushtëzohet nga gjendja jo e mirë financiare e klubit.
“Për shkak të kuotizimit të lartë financiar, pjesëmarrja në gara ndërkombëtare është thuajse e papërballueshme për klubin. Është mëkat pasi fondi i lojtareve që klubi aktualisht ka është i jashtëzakonshëm”, ka përfunduar Osmani.