Sport Club Gjilani dërgon telegram ngushëllimi familjes Shabani për humbjen e më të dashurit të tyre Ardit.
Humbja e Ardit është një humbje e madhe për të gjithë ne, pasi që ai ishte njëri nga tifozët tanë më të dashur dhe më të veçantë, ndaj përmes këtij telegrami, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen Shabani, e cila qëndroi afër klubit në ditët më të vështira, ndaj dhe ne jemi pranë tyre po në ditët më të vështira.
Ardin do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe do të mbetet gjithmonë njëri nga ne!
Me nderime, SC Gjilani