Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni si dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, kanë marr pjesë në konferencën “Greening from the Ground Up “, by European Greens, financuar nga Parlamenti Evropian, në Valencia të Spanjës.
I pari i komunës ka thënë se në këtë konferencë përveç shkëmbimit të ideve të rëndësishme, takimeve me përfaqësues të shteteve evropiane, kanë prezantuar edhe projekte të cilat pritet të realizohen në Kamenicë dhe Gjilan.
Rahimaj poashtu tha se në këtë konferencë është bërë e ditur edhe nisma e Qeverisë së Republikës së Kosovës ‘Karta për Komunën e Gjelbër dhe të Qëndrueshëm’.
“Me deputeten Fitore Pacolli , kryetarët Alban Hyseni dhe Qemajl Aliu, konferencën në Valencia të Spanjës, po e shfrytëzojmë duke takuar përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe duke bërë thirrje për shtetin e Spanjës që t’a njohë Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Rahimaj.