E gjitha filloi nga një kërkesë të një grupi të vogël njërëzish që edhe këtë herë kërkuan vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës te rrethi në Prishtinë ku ishte vendosur Flamuri Kombëtar. Por ata menjëherë morën mbështetje nga zv.kryeministri Behgjet Pacolli dhe nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Edhe pse fillimisht u përfol se flamuri i Kosovës do të ishte përkrah atij kombëtar, Haradinaj mori vendim që të hiqet fare Flamuri Kombëtar, pra të zhdukej që aty.
Flamuri Kombëtar ishte i vendosur në një rreth-rrotullim të Prishtinës, pra jo në një institucion zyrtar prandaj ende ngelet e paqartë pse i pengonte ky flamur këta që e hoqën.
E menjëherë gjatë natës shkuan ekipet të heqin Flamurin Kombëtar për të zëvendësuar me atë të Kosovës. Ndryshe nga një natë tjetër gjatë muajit dhjetor që dështuan për të shfuqizuar Gjykatën Speciale këtë herë patën sukses dhe e hoqën flamurin kombëtar. Fatmirësisht gjatë këtij procesi nuk pati shumë probleme duke vecuar një protestë të vogël dhe marrja e flamurit të Kosovës por që u gjet një tjetër menjëherë.
Por, epike ishte reagimi i Nënkryetarit të Komunës të Prishtinës, Selim Pacolli i cili i tha publikisht Haradinajt të heqë edhe flamujt e tjerë, duke nënkuptuar të Serbisë në Kosovë.
Në terrirotin e Kosovës përfshirë edhe në institucione shtetërore gjenden shumë flamuj të Serbisë, prandaj do të shohim nëse Haradinaj do të tregohet i fortë edhe me ta sic u tregua me Flamurin Kombëtar.
Madje, sikur të kishte edhe flamuj të tjerë kombëtar në Kosovë, Haradinaj mund t’i kishte përdorur duke e kushtëzuar Serbinë që nëse ul flamujt e saj atëherë do të ulen edhe flamujt kombëtar. Por, ndoshta këshilltarët e Haradinajt nuk kanë shumë kohë t’i mendojnë thellë këto veprime.
Gjithsesi ky veprim i Haradinajt vetëm sa mërziti tepër mase shumicën dërrmuese të qytetarëve të Kosovës dhe kjo duket qartë në komentet në rrjetet sociale por nuk ia vlen të dalësh në protestë për këtë veprim pasi në këto protesta vetëm shqiptarët dhe Kosova del e humbur.
Haradinaj e hoqi flamurin kombëtar por nuk u zgjidhën problemet në këtë shtet.
Ahh sikur të ishte kjo zgjidhja, vetë shkonin dhe e ulnin qytetarët dhe vendosnin qindra flamuj të Kosovës. Tani Haradinaj ka përballë dialogun me Serbinë dhe te shohim se si do të veprojë. Ka përballë demarkacionin me Malin e Zi që sipas tij Kosova humbet shumë tokë. Dhe me e vështira ende nuk ka ardhur pasi Bashkimi Evropian u ka vendosur kushte vendeve të Ballkanit Perëndimor që pa zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare s’ka anëtarësim, që nënkupton që Kosova duhet të zgjidhë Demarkacionin edhe me Serbinë /Alb.com/