Më 12 maj të çdo viti, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve në shenjë mirënjohjeje për kontributit e palodhshëm të infermierëve për të shpëtuar jetë dhe për të ofruar kujdes cilësor për pacientët.
Rëndësia e infermierëve eshtë e pakontestueshme. Këtë e shohim çdo ditë. E pamë veçmas gjatë pandemisë se COVID-19 kur infermierët e të gjitha fushave e nxorën ne pah rolin jetik të tyre, përkundër sfidave te mëdha me atë përballje.
Sot, në ditën ndërkombëtare të tyre, të gjithë infermierëve ua ofrojmë mbështetjen tonë të plotë, duke theksuar se puna dhe kujdesi i tyre janë bazament për avancimin e kujdesit shëndetësor në secilin nivel.
DSHMS, ju falënderon për mbështetjen që ua ofroni pacientëve dhe familjeve të tyre për të bërë jetë më të shëndetshme!
GËZUAR! 🌹