Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë në zonën perëndimore, veriperëndimore, veriore dhe atë verilindore.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit, e cila në momente dhe zona të caktuara, pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat minimalet do të lëvizin prej 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C./Meteo Kosova/