Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C./Meteo Kosova: