Periudha e hapjes së terminëve në Ambasadën Gjermane për viza pune do të nis nga nesër, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Gjermane përmes një njoftimi e cila ka treguar se terminët për viza pune për muajin korrik fillojnë nga data 1 qershor.
Krahas informacionit për nisjen e caktimit të terminëve ka njoftuar edhe për kohën se sa do të zgjas ky termin.
“Lista e regjistrimeve për terminë për viza pune për të aplikuar në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00”, thuhet në njoftim.