Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka publikuar pamje nga arrestimi i dhunshëm i aktivistëve të këtij subjekti politik.
Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça janë arrestuar pas protestës së veteranëve, përcjell Demokracia.com.
“Aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia”, ka thënë tutje Kuçi.
Shkrimi i plotë i Kuçit në Facebook:
Arrestohen dhunshëm aktivistët e PSD-së
Policia e Kosovës arreston me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së. Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot.
Aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia.
PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe aktivistëve Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça.