Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasdites pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, të shoqëruar me ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C. /MeteoKosova/