Nacionale ka siguruar aktakuzën e cila është ngritur gjatë ditës së djeshme për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. E për të cilën i dyshuar është Dardan Krivaqa.
Nëna e së ndjerës, Valdete Osmani në deklaratat e saj tregon detaje mbi gjendjen e vajzës të cilën e kishte gjatë kohës sa ishte në lidhje me të akuzuarin Krivaqa.
Ajo tregon se kohë pas kohë ka parë shenja dhunë mbi trupin e së ndjerës.
“Marigona ka pasë ndryshime radikale kohën e fundit, këto ndryshime kanë mund të ndodhin vetëm nën ndikimin e Dardanit. Kam vërejtur shenja në fytyrë. E kam pyetur se çka ka por Marigona ka thënë se ka pasur probleme në shkollë me vajza”, thuhet në deklaratën e dëshmitares.