Mbrëmë në qytetin e Skënderajt mbeten të plagosur dy policë të Kosovës.
Mërgim Geci dhe Enver Smakiqi janë emrat e dy zyrtarëve policor që mbeten të plagosur mbrëmë rreth mesnatës, shkruan Jepi zë.
Smakiqi është polici i cili gjatë luftës kishte veshur edhe uniformën e UÇK-së, dhe ishte një ushtar i dallur me kontributin e tij.
Në përleshjen e mbrëmshme dyshohet të jetë i përfshirë edhe ish gjenerali i UCK-së dhe ish nënkryetar i Komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku.
Ky i fundit e ka mohur të ketë gisht vetë dhe familjarët e tij në këtë sulm ndaj dy policëve kosovarë, por sipas tij policët i shkrepen armën njëri tjetrit.
Ndryshe sipas informatave dyshohet se gjithë kjo nisi për shkak të shqiptimit të një denimi për familjarët e Lushtakut./ Jepi zë