Ka përfunduar ndeshja e parë e kualifikimit në Conference League, mes Inter Turkut dhe FC Dritës me rezultat 1 me 0 shkruan Radio Star.
Pjesa e parë përfundoj me rezultat 0-0 në stadiumin “Veritas” në Finland.
Me të filluar pjesa e dytë skuadra gjilanase e filloi mirë me disa raste të mira shënimi po që fati nuk ishte në anën e tyre.
Skuadra e FC Dritës, në minutën e 76 mbeti me një lojtarë më pak ku u ndeshkua me kartonin e dytë të verdh mbrojtësi Ilir Blakçori.
Në minutën e 77 skuadra e Inter Turkut kaloi në epërsi nga një koditje e dënimit ku në zonë mësëmiri u gjend lojtari Jussi Niska dhe realizoi me kokë për rezultat 1 me 0.
Me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja mes Inter Turkut dhe FC Dritës, ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /radiostar/