Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e dytë në mes të Dritës dhe Inter Turkut, njofton skuadra e Dritës në rrjetet sociale.
Për dallim nga ndeshja e parë në Finlandë, biletat në këtë ndeshje të vlefshme për raundin e parë në Ligën e Konferencës, do të shiten në formë fizike, në dy pika që i ka vendosur klubi bardhekaltër.
Bëhet e ditur se deri më tani është shitur një numër i konsiderueshëm biletash, dhe pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë në tempullin Fadil Vokrri.
Ndeshja në mes të Dritës dhe Inter Turkut, do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:00.