Fluksi i bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë ka filluar të rritet.
Me shtimin e fluksit fillojnë të paraqiten kolonat në pikat e kalimit kufitar të Kosovë.
Pika me e ngarkuar si zakonisht mbetet Mërdari.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në bazë të përditësimeve të orës 16:30 tregon se aktualisht për të hyrë në Kosovë nga Mërdari bashkatdhetarët duhet të presin 20-30 minuta derisa.
Kolonat në hyrje të Mërdare janë 60-80 metra.
Kolona pak më të shkurtra se nga Mërdari, ka në Jarinje (rreth 30 metra), derisa koha e pritjes për hyrje nga kjo pikë kalimi kufitarë varion nga 15-20 minuta.
Edhe në Mutivodë dhe të Dheu i Bardhë janë paraqitur kolona, por koha e pritjes për të hyrë në Kosovë nuk është më shumë se 15 minuta.