Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se së shpejti do ta marrë dozën e katërt të vaksinë anti-COVID.
“Të gjithë ata që shkojnë në vende ku ka shumë njerëz, le ta kenë kartën e vaksinimit, nëse nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, ata që nuk kanë marrë vaksinën e tretë, le ta marrin”, ka shtuar ai.
I pari i Shëndetësisë tha se nuk ka rrugë tjetër përpos vaksinimit.
“Unë nuk e kam marrë ende vaksinën e katërt, por do ta marr shumë shpejt, sepse nuk ka rrugë tjetër tash për tash pos vaksinimit dhe aplikimit të masave që janë në fuqi”, ka theksuar ai në Klan Kosova.