FC Drita, çdo ditë e më shumë po tregon se është klubi i cili din të bëjë gjëra të cilat shpesh herë nuk i bënë as edhe FFK-ja shkruan Radio Star.
Skuadra gjilanase as edhe një moment nuk e ka harruar legjendën Fadil Vokrri i cili ka bërë shumë për futbollin kosovarë. FC Drita gjatë ndeshjës me klubin belg Royal Antwerp, kishte ftuar familjen e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.
Gjatë ndeshjës në Conference League, familja Vokrri, ishte prezent në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”, në një vend special i destinuar vetëm për ta.
Përveq që e ftoi familjen Vokrri, ekipi gjilanas FC Drita, mësohet se kishte bërë ftesa speciale edhe për ekipet kosovare për ta përcjellë nga afër ndeshjën në Conference League.
Federata e Futbollit e Kosovës nuk e kishte ftuar familjen Vokrri në stadiumin, “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Klubi gjilanas FC Drita, pos që po tregon model në arenen ndërkombëtare, po tregon rrespekt ndaj familjeve kontribuese në futbollin kosovar, duke mos i anashkaluar as edhe vëtëm njëherë./radiostar/