Kampioni i Kosovës, Ballkani ka fituar ndeshjen e parë në kryeqytet, kundër Klaksvik të Ishujve Faroe, me rezultat 3-2.
Seria e golave u hap në minutën e 30-të, ku Gripshi arriti ta dërgonte topin në rrjetë, pas një asistimi të mrekullueshëm nga qendërmbrojtësi Dellova, shkruan Gazeta OLLE.
Pesë minuta para se pjesa e parë të mbyllej, Meriton Korenica u përkujdes që suharekasit të mbyillin 45 minutat e para me epërsi të dyfishtë.
Në minutën e 50-të, Albion Rrahmani shënoj golin e tretë për Xhebrailat, ndërsa minutën e 69-të, Klettskard arriti të shënoj golin e parë për mysafirët.
Ishte përsëri Klettskard i cili shënoj golin e dytë personal në minutën e 90-të, dhe të dytin për skuadrën mysafire.
Në rast kualifikimi, skuadra e Ilir Dajës do të takohet me të eliminuarin e duelit Shamrock Rovers – Shkupi, ku momentalisht irlandezët janë duke fituar me rezultat 2-0. /Gazeta OLLE/