Analisti politik, Valon Syla, beson se, pasi Kryeministrit Albin Kurti dhe vartësit e tij nuk u shkoi tema për “luftë me Serbinë”, tani po synojnë të ndezin një “luftë brenda sojit” për shamia.
Ka disa ditë që në vend është kthyer temë kryesore ndryshimi i një udhëzimin administrativ për shkollat, që ekziston rreth një dekade. Sipas këtij udhëzimi, në shkollat e Kosovës, ndër të tjera, ndalohen uniformat fetare.
Siç thotë Syla, kjo temë u hap, pasi Kurtit dhe vartësve të tij u dështoi tema e luftës me Serbinë. Hapja e këtyre temave të njëpasnjëshme, siç thotë Syla, ka qëllim fshehjen e dështimeve në qeverisje.
Postimi i plotë i Valon Sylës:
O Albin Kurti. Apet rrejte a?Këshilltarë të Albinit, deputetë të Albinit, Ministra të Albinit ja nisën me fol për luftë me Serbinë krejt dhe drejt…
Kur e panë që nuk dhezi dhe që qytetarët e thjeshtë kanë gajle tjera; tash e kapën temën ma të rrezikshme, të Islamit Politik dhe gënjeshtrës së rradhes – kinse për diskriminimin e muslimanëve…
Pasi nuk ju dhezi ta shesin luften me Serbi për targa, tash synojnë ta dhezin një luftë brenda sojit për shamia.
Ju lus mos bini pre të këtyne rrenave. Ato kanë një qëllim: ta mshefin dështimin absolut në ekonomi, kolapsin total në diplomaci dhe paaftësinë statistikisht të dëshmuar nē qeverisje. Kujdes dhe mos e lejoni urrejtjen nga autori i të gjitha urrejtjeve, Albin Kurti.