Të nderuar anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Të dashur të reja dhe të rinj,
Qendra jonë sikurse në gjithë qendrat e vendit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka përfunduar fazën e parë të zgjedhjeve të brendshme të zgjedhjes së strukturave drejtuese nëpër pika të shtrira në çdo lagje dhe fshatra, andaj tani është momenti për shpalljen e kandidaturave për pozicionet drejtuese të nivelit të dytë organizativ ku bën pjesë edhe shpallja e kandidaturës për Kryetar/e të Rinisë së VETËVEDOSJE! -s në Qendër.
Përmes këtij postimi u bëj me dije se sot kam dorëzuar kandidaturën time për Kryetar të Rinisë për Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti më demokratik e më transparent sa i përket vendimmarrjes, veprimtarisë e organizimit. Në frymën e demokracisë së brendshme sipas parimit një anëtar një votë, ftoj të gjithë rininë e Qendrës që të bëheni pjesë e këtij procesi zgjedhor.
Bashkë për rininë me Lëvizjen 🤝
#RiniaeLevizjes #VETËVENDOSJE