Në dëgjimin publik me drejtorët e shkollave të Gjilanit, u diskutua për shumë tema problematike dhe mundësinë e planifikimit buxhetor për vitin 2023, për të investuar në disa projekte që ndikojnë në përmirësimin e kushteve elementare dhe në projekte të infrastrukturës, që ka ende shumë nevojë të investohen në sektorin e Arsimit.
Shumë shkolla të Gjilanit ende përballen me problemin e ujit të pijshëm, kanalizime, ventilime, nevojën për renovime, salla e fusha sportive si dhe infrastrukturën përcjellëse, thuhet në njoftimin e DrjetorIsë për Buxhet dhe Finaca të komunës së Gjilanit.