Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se Dokumentin për Vettingun do ta dorëzojnë sot në Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje se cilat do të jenë dokumentet që ndërlidhen me reformën në drejtësi.
Sipas saj, strategjia për sundimin e ligjit, reforma në Këshillin Prokurorial, Projektligji për Byron për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jenë disa nga dokumentet e Vettingut, raporton teve1.info
“Strategjia për Sundimin e Ligjit, Reformna në Këshillin Prokurorial, Projektligji për Prokurorinë Speciale dhe Prokurorin e Shtetit, Projektligji për Byron për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme janë vetëm disa prej dokumenteve të rëndësishme që ndërlidhen me reformën në drejtësi dhe në të cilat kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani pas një pune intensive dhe pas konsultimeve me grupet parlamentare sot po e dorëzojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dosjen e dokumenteve të Vettingut”, tha ajo.
Ministrja tha se Vettingu do të mundësoj që në institucionet e drejtësisë të jenë ata që kanë integritet të lartë moral e profesional, teksa shtoi se për shkak të mosveprimeve të duhura të gjyqtarëve dhe prokurorëve po humbim jetë grash e po dhunohen seksualisht të miturit.
“Në vazhdimësi jemi dëshmitar të neglizhencës, mosveprimit dhe pandeshkueshmërisë, gjyqtarët dhe prokurorët konsiderohet që kanë pagat më të larta në rajon, por për shkak të mosveprimeve ose veprimeve të tyre të gabuara po humbim jetë grash, po dhunohen seksualisht të miturit, po dhunohen fizikisht, financiarisht grat dhe vajzat dhe korrupsioni i madh mbetet i pandëshkuar”, u shpreh Haxhiu.
“Reforma në drejtësi mundëson që në sistemin e drejtësisë të jenë vetëm ata që kanë integritet të lartë moral dhe profesional dhe që pasurinë e tyre mund ta justifikojnë, njësoj duhet të jetë edhe për nivelet e tjera të pushteteve“, shtoi Haxhiu./teve1.info