Ka ndërruar jetë në Gjilan Muhamet Musliu, djali i shkrimtarit të ndjerë Beqir Musliu.
Familja ka njoftuar se varrimi do të bëhet nesër (15 shtator) me kohën e drekës.
Muhameti ishte djali i madh i Beqës, i cili u nda nga jeta në vitin 1996.
Ky është njoftimi nga familjarët:
Familjar, miq e dashamire, me pikellim e dhimbje te thelle, ju njoftojme se sot, me date 14 shtator, papritmas ka nderruar jete vellau yne Muhamet (Beqir) Musliu.
Varrimi i te ndjerit behet neser, me daten 15 shtator, ne oren 13:00, ne varrezat e qytetit – Gjilan.