Ish drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, e ka ngushëlluar familjen Isufi me rastin e ndarjes nga jeta në moshë të re të gjilanases që jetonte në Zvicër, Dr. Shqiponja Isufi.
Ky është postimi:
I trishtë lajmi për vdekjen në moshë të re të gjilanases që jetonte në Zvicër, Dr. Shqiponja Isufi.
Ajo ishte vajza e mikut tonë të çmuar, Qamilit, dhe familjare po ashtu e bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçarë, Ahmet Isufit.
Duke shprehur ngushëllimet e mia personale dhe të AAK-së në Gjilan, me Qamilin e Ahmetin, po ashtu me tërë familjes Isufi ndajmë dhembjen e madhe për këtë humbje po ashtu të madhe edhe për familjen por edhe për të gjithë që e njohën.
Qoftë rasti i fundit i vdekjeve në moshë të re, sepse Gjilani vërtetë ka humbur shumë kohët e fundit.
Shqiponja u prehtë në paqe!