Deputeti Haxhi Avdyli ka deklaruar se si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo , pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohet me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.
Sipas tij, greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udhëheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale.
Por përkundër kësaj, shtoi se prapë mendon që pagat duhet të paguhen.
“Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë. Le të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që ti mbajnë duartë larg nga shkollat”, shkroi Avdyli në Facebook.
“Por sot duhet të jemi me mirëqenjen e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute”, përfundoi ai.