Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka thënë se LDK-ja do të dalë partia e parë në zgjedhjet e ardhshme.
Ajo në Prime Time, ka deklaruar se rritja e LDK-së i dedikohet kryetarit të saj, Lumir Abdixhikut, pa përjashtuar edhe ata që kontribuojnë në parti, raporton Gazeta10.
“Vec me LDK-në shteti mundet me u zhvillu më shumë, pa LDK-në nuk ka shtet, kjo po shihet….Për hirë të këtij shteti, ka ardhë momenti që LDK-ja të udhëheqë me këtë shtet, pa bërë kompromis me të tjerët. Lumir Abdixhikun e shoh si kryeministrin e ardhshëm”, ka thënë ajo ndër të tjera./Gazeta10