Qeveria Kurti 2 po i interpreton statistikat sipas qejfit të vet për ekonomi e punësim, kurse qytetarët po e përjetojnë vitin më të vështirë të krizës ekonomike, të çmimeve dhe shportës familjare.
Po hymë në dimrin më të vështirë pa asnjë plan konkret nga Qeveria. Negociatat me Serbinë janë në pikën më të keqe që nga Rambujeja, me kompromise të reja, pa përfitim dhe pa transparencë.
Humbje e orëve mësimore për teke qeveritare. Shëndetësia futet në regres e ikje të mjekëve. Qeveri me qeverisje të dështuar në çdo aspekt. Qeveri për të ecur që moti në shtëpi!