Donat Syla, boksier i Klubit të Boksit Drita nga Gjilani do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror për të Rinj U18 që do të mbahet në Spanjë. Në këtë shtet do të zhvillohet kampionati botëror i boksit për meshkuj dhe femra për të rinj (youth) U18.
Kosova do të përfaqësohet me 2 boksierë 86kg.Taulant Jakupi, 92kg. Donat Syla, selektori Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. Edhe pse ekipi i ynë me kohë është paraqitur për pjesëmarrje, ekipi i Kosovës ende nuk është pajisur me viza.
Në këtë Kampionat Botëror të Boksit për të Rinj do të marrin pjesë me shumë se 650 boksierë nga 89 shtete .
Federata Evropiane (EUBC) do të përfaqësohet me 321 boksierë, që është më shumë se çdo Konfederatë tjetër.
Qyteti spanjoll në rajonin Alicante, La Nucía do të presë kampionatin botëror të boksit për meshkuj dhe femra IBA 2022 në arenën Ciudad Deportiva Camilo Cano me datën 14-26 Nëntor.