Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë procesi i dialogut asnjëherë nuk ka qenë më transparent.
Ai duke ju përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së, Ariana Musliu –Shoshi për procesin dialogut, ka thënë se kanë treguar gatishmëri për të raportuar e folur për këtë proces,duke i ftuar në takime dhe informuar edhe liderët e partive opozitare.
Kurti ka thënë se po ashtu janë treguar të kujdesshëm e maturi për të ruajtur konficialidetin e temave të procesit siç ka qenë plani franko-gjerman.
“Dialogu nuk ka qenë asnjëherë më transparentë, kemi treguar gatishmëri për takim me subjektet politike, por edhe kemi treguar kujdes e maturi ndaj dialogut për të mos e dëmtuar atë e as interesat tona”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, deputetja e PDK-së ka reguar duke thënë se transparenca është zero. Kryeministri në replikën e tij, tha se nëse informatat që liderët e partive politike ua kanë dhënë deputetëve, vlerësohet të pakta, ka thënë se mund ta mbajnë një seancë qoftë edhe të mbyllur.
Kurti ka thënë se kanë qenë publike të gjitha qëndrimet dhe propozimet e Kosovës në këtë proces.