Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, ka reaguar ndaj Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, duke kritikuar kushtet në të cilat po mësojnë nxënësit.
Ajo ka thënë se në disa raste prindërit po detyrohen të mbledhin para për të siguruar edhe gjëra bazike, si perdet në shkolla.
Postimi i saj pa ndërhyrje:
Pamjet “faktike” që i paska publikuar Drejtoria e Arsimit janë vërtet për të ardhur keq. Sepse ajo që po shohim në realitet është krejt tjetër.
Që dje e sot, prindër të zhgënjyer më kanë shkruar dhe më kanë dërguar foto të kushteve ku mësojnë fëmijët e tyre. Nuk po i publikoj për shkak të privatësisë.
E tani, kulmi: prindërit po mbledhin para për të blerë perde në shkollë. Përgjegjësitë tuaja po i kryejnë prindërit.
Institucionet duhet të sigurojnë kushtet, jo prindërit të mbulojnë dështimet e tyre.
Mos u merrni me propagandë e arsyetime, por me punë! Për atë e keni marrë mandatin.









