Është liruar nga paraburgimi i riu që ngacmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi, me ç’rast trazoi një vend të tërë në fund të muajit shtator. Kjo u konfirmua para pak çastesh nga Gjykata Themelore në Pejë.
“Nga prokuroria nuk ka pasur propozim për vazhdim të paraburgimit. Në rastin e ngritjes së aktakuzës nuk është parashtrua kërkesa për vazhdim të paraburgimit. Sot i ka përfunduar masa e paraburgimit”, ka thënë zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti për Insajderin.
Mrika
Kujtojmë se me datën 27 shtator, alpinistja Mrika Nikçi personalisht përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” konfirmoi ngacmimin seksual që iu bë asaj nga i dyshuari Flori Beqiraj.
Institucionet me t’u vënë në dijeni për rastin, morën “frerët” në dorë dhe e arrestuan personin e apostrofuar.
Kujtojmë se aso kohe, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i kishte thënë Nacionales se i dyshuari, Flori Beqiraj është arrestuar me datën 27 të muajit shtator (tri ditë para publikimit të videos) dhe se i njëjti ishte dërguar në mbajtje.
“Më datën 27 rreth orës 19:40 policia është informuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Ka ndodhë rasti i ngacmimit seksual. Policia ka punuar intesivisht për kapjen e autorit, dhe sot është bërë arrestimi i tij. I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, kishte thënë ai.
Kush është Mrika – vajza që ngjiti majat më të larta në 7 kontinente
Mrika Nikqi, aktualisht është 21 vjeçare. Në moshën 17 vjeçare, ajo bashkë me babanë e saj, Arianitin, ngjiti majat më të larta në shtatë kontintente të botës.
Mrika Nikqi, njëkohësisht është alpinistja më e re në botë që ka ngjitur këto maja dhe për sukseset e saj, kishin raportuar edhe media të ndryshme ndërkombëtare.
Kohë më parë, për Deutschë Ëelle, ajo kishte deklaruar se ngjitjen në majat më të larta e ka bërë qëllim jetësor.