Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo çfarë ndodhi në oborrin e SHSKUK-së, do të shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm.
“Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK , ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatzënë dhe u zhdukë akoma pa gjurmë, do shënoi dënimin e parë në Kosovë më burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë). ”, ka shkruar Berisha.
Sipas Berishës, ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënuar nga gjykata.
Postimi i plotë:
Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK , ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatzënë dhe u zhdukë akoma pa gjurmë, do shënoi dënimin e parë në Kosovë më burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë).
Ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata.
Kështu mendoj unë!