Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj qeverisë aktuale dhe ato paraprake, për mos blerjen e byzylykëve për monitorimin e lëvizjes ndaj personave të ndalur.
Kica-Xhelili pas vrasjes së gruas në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ka thënë se Ligjin për blerjen e byzylykëve ishte votuar në vitin 2015, por ende nuk ka hyrë në zbatim.
“Ku janë byzylykët. E kemi trajtuar në Komisionin për Legjislacion. Është vlerësuar se pavarësisht faktit që ne e kemi ligjin në fuqi, e kemi bazën për blerjen e tyre, dhe këtë vlerje duhet ta bëjë Ministria e Drejtësisë. Dhe jo vetëm në këtë mandate, por në të gjitha. Të gjithë janë në gjumë. Të gjithë po ia hedhin fajin njëri-tjetrit. E kemi Ligjin që nga viti 2015 dhe s’është bërë asgjë asnjëherë”, tha Kica-Xhelili në Info10.