Lidhur me grabitjen që kishte ndodhur ditë më parë në një shitore në Gjilan, policia ka arrestuar tre persona si të dyshimtië, dy prej tyre janë ndalë për 48 orë, ndërsa i treti, i mitur, ëshët liruar me procedurë të rregullt.
Duke kujtuar rastin, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ankuesja kishte raportuar në policinë e Kosovës në Gjilan se me 14 mars 2018, rreth orës 22:00, dy persona të maskuar, kanë hyrë në shitoren e saj, ndërsa besohet se edhe një i dyshimtë tjetër i ka mbështet duke qëndruar jashtë lokalit. Njëri ka qenë me një thikë në dorë, duke bërë presion tek ankuesja, ku dhe ka arrite të marrë një sasi të vogël të hollave që gjendeshin në Kasë si dhe dy pako cigare.
“Njësiti i Hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit përmes rrugëve operative ka arritur që t’i identifikojë tre të dyshuar, që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, dy të moshës madhore dhe njëri i mitur. Ata janë intervistuar ne prezencën e mbrojtëseve të tyre dhe për dy prej tyre është arrite që të dëshmohen prova të qëndrueshme të lidhura me veprën penale”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake janë bastisur dy lokacione të dy të dyshuarve dhe janë gjetur: Një xhemper (Duks) dhe një palë atlete ,,Nike” që dyshohet se i ka pasur veshur gjatë kryerjes së veprës penale e cilësuar “Grabitje”.
Me urdhër te prokurorit të shtetit dy të dyshuarit e moshës madhore ndalohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë, kurse i mituri lirohet në procedurë të rregullt. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.