Në një intervistë për REL, ai thotë se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja, përmes KFOR-it.
“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA. E para, këtë nuk e pres. E dyta, po e përsëris, Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR”, tha Escobar.