Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Vjenë ka thënë se Kosova është e angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.
Kurti ka deklaruar se BE-ja në vend se të dënoj agresionin serb ndaj fqinjëve të saj, e ka shpërblyer atë me avancim drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton Teve1.info
“Kosova është e angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog me Serbinë për të kërkuar normalizim të marrëdhënieve. Në forumin e Paqes në Paris, kam thënë se Kosova dëshiron të ketë marrëdhënie fqinjësore me Serbinë dhe jemi gati të zgjasim dorën, nëse ata janë gati të çlirojnë grushtin e tyre. Nuk është mungesë e vullneti nga ana jonë për të ecur tutje drejtë të ardhmes së përbashkët por mungesa e vullnetit të Serbisë, për t’u distancuar nga e kaluara e saj. Dhe pyetja do të kushte pse nuk është Serbia për të pranuar përgjegjësinë dhe kërkuar falje dhe për të zgjatur dorën e pajtimit me viktimat e agresionit të saj, prapë përgjigja është e thjesht sepse Serbia asnjëherë nuk është transformuar plotësisht, nuk ka ndjekur penalisht kriminelët e luftës por është bërë strehimore për ta. BE-ja në vend se të sanksiononte agresionin serb ndaj fqinjëve të saj e ka shpërblyer me miliarda investime të BE-së dhe avancim drejtë anëtarësimit në BE, derisa lidershipi serb ka kuptuar që për të marrë investimet e tilla të BE-së, pranimi i fajësisë nuk ishte detyrues. Është i vetmi vend kandidat i BE-së që nuk ka sanksionuar agresionin rus në Ukrainë”, tha ai.
Po ashtu, Kurti thotë se ndërkombëtarët në vend se të jenë neutral ndaj statusit të Kosovës, janë bërë neutral ndaj agresionit të Serbisë.
“Për të dëshmuar këtë përqeshje të politikave evropiane, shtatorin e kaluar ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë nënshkruan një marrëveshje për konsultime të ndërsjella derisa Rusia po ushtronte luftën në Ukrainë, mendojë se kjo është e gabueshme. Edi që shumë në Bruksel presin nga Kosova që ta sjellin rezultatin në dialog, pa ia vënë në pikëpyetje kërkesat e Serbisë që shkojnë përtej vlerave evropiane. Në përpjekje për të qenë neutral ndaj statusit të Kosovës, ata janë bërë neutral ndaj agresionit të Serbisë ndaj fqinjit të vet”, shtoi ai.
I pari i ekzekutivit të Qeverisë theksoi se Kosova në dialog angazhohet me parime dhe vlera dhe jo në interesa.
“Jemi duke luajtur rolin tonë dhe duke kërkuar marrëdhënie normale me Serbinë përkundër qëllimeve të tilla keqdashëse sepse besojmë se dialogu nuk ka alternativë. Ne angazhohemi me parime dhe jemi të bazuar në vlera dhe jo në interesa. Interesat dhe vlerat duhet të jenë të ndara. Ne kemi të bëjmë për një dialog për njohje të ndërsjellë”, përfundoi Kurti.