Arrestohet një person në Gjilan pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në vjedhje të rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të pautorizuar të armës.
Sipas njoftimit të policisë, i njëjti ka qenë po ashtu në kërkim policor në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, përcjellë teve1.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan me datën 26.01.2023 pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale ka arritur që të e lokalizoj dhe të arrestoj të dyshuarin shqiptar F.H. (1983).Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast ,,Vjedhje rëndë’’ dhe ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’’ i ndodhur me datën 14.09.2020 në një lokal afarist në Gjilan.I njëjti po ashtu ishte në kërkim policor edhe në bazë të një urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan”, ka njoftuar policia.
Derisa, pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga Prokurori i Shtetit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.