Sot pritet të kemi mot mjaft të ftohtë, me erëra të akullta nga veriu, ndërsa priten edhe intervale kohore me diell.
Ende priten reshje sporadike bore kryesisht në zonat kodrinore-malore, ndërsa temperaturat pritet të lëvizin nga -10 ajo minimale deri në -2 maksimalja.
Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, mjaft i ftohtë, me intervale kohore me diell, erëra mjaft të ftohta dhe vranësira lokale. Erërat do të fillojnë të dobësohen gradualisht, ndërsa nga e enjta do të ketë rritje të lehta të temperaturave maksimale, përderisa acari i mëngjesit do të vazhdojë, por po ashtu duke u dobësuar gradualisht.